Administrata amerikane po përgatit një ekip të posaçëm për negociata me Iranin, me urdhër të presidentit Donald Trump. Sipas raportimit të Axios, të dërguarit e tij, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, po punojnë për ngritjen e këtij ekipi diplomatik.

Ditët e fundit nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, por komunikimi është zhvilluar përmes ndërmjetësve si Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas mnediave ndërkombëtare, Egjipti dhe Katari kanë informuar SHBA-në dhe Izraelin se Irani është i gatshëm të nisë negociatat, megjithëse me kushte të rrepta. Nga ana tjetër, Uashingtoni ka paraqitur gjashtë kushte kryesore, që përfshijnë një ndalesë pesëvjeçare të programit të raketave dhe ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb