Turqia po bisedon me Uashingtonin dhe Teheranin në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, tha të enjten Ministri i Jashtëm Hakan Fidan.

“Kemi përjetuar momentet më intensive të luftës në ditët e fundit”, tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara së bashku me homologun e tij gjerman Johann Wadephul.

“Pyetja është, çfarë shansesh ka për negociata, në ç’masë është e mundur?” shtoi ai.

“Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur… Po flasim me palën iraniane dhe po flasim me palën amerikane”, tha ai, duke shtuar se sipas mendimit të tij, sulmi ndaj Iranit “është po aq i padrejtë dhe i paligjshëm sa sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit”.

Që nga 28 shkurti, Turqia është angazhuar në përpjekje diplomatike “intensive” për t’i dhënë fund konfrontimit, tha Fidan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb