Pasi presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i bëri ftesë Rusisë për të biseduar për paqen, Moska vë kusht njohjen e “territoreve të reja” të marra nga Ukraina.

Kremlini është i hapur për negociata, por jo për kërkesën e Perëndimit për t’u tërhequr nga pushtimi i ukrainasve. Kujtojmë që rusët kanë aneksuar ilegalisht katër rajone të Ukrainës në fund të shtatorit.
Nëntë muaj pas pushtimit të saj, Moska ka humbur më shumë se gjysmën e tokës që uzurpoi.

Presidenti Biden u shpreh se ishte i gatshëm të takonte liderin rus, bashkë me francezin Emmanuel Macron. Të dy kanë rënë dakord që nuk do i nxisin ukrainasit të bëjnë një kompromis “që nuk do të jetë i arsyeshëm për ta”.

Ushtria ruse është tërhequr nga Ukraina jugore, ndërkohë që ka nisur sulme të gjera në infrastrukturën civile.
Për sa i përket humbjeve të forcave ushtarake, një zyrtar i lartë ukrainas pohon se kanë humbur jetën 10000-13000 mijë ushtarë që prej fillimit të luftës më 24 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb