Ushtria ruse goditi përsëri qendrën e Khersonit pasditen e 5 qershorit. Bombat goditën ndërtesën e Administratës Shtetërore të Khersonit për herë të dytë, duke e shkatërruar plotësisht atë.

Oleksandr Prokudin, kryetar i Administratës shtetërore të Khersonit, ministri i Mbrojtjes, Rustem Umierov dhe Administrata ushtarake e qytetit Khersonit e konfirmuan këtë, transmeton Telegrafi.

“Rusia ka nisur një sulm të dytë në qendër të Khersonit, duke shkatërruar plotësisht ndërtesën e Administratës shtetërore të Khersonit. Sulmi i parë, i cili dëmtoi ndërtesën, ndodhi në mëngjes”, tha ministri i Mbrojtjes.

Këshilli i qytetit ka deklaruar se për shkak të sulmeve ajrore të përsëritura ruse në Kherson, pjesa qendrore e qytetit është rrethuar.

Autoritetet e Khersonit raportuan se një banor 37-vjeçar i qytetit kishte kërkuar ndihmë mjekësore në spital, për shkak të një dëmtimi nga shpërthimi të marrë pas sulmit të dytë rus.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb