Britania ka ngritur akuza të forta ndaj Iranit. Akuzat vijnë pasi SHBA-ja publikoi inteligjencën e re; se si Teherani po i siguron Moskës qindra dronë vdekjeprurës.

James Cleverly, sekretari i jashtëm, tha se Britania ishte dakord me vlerësimin e SHBA dhe vazhdoi të bënte një referencë specifike për municionet.

“Irani i ka ofruar Rusisë një rrymë të qëndrueshme armësh dhe municionesh që po përdoren për të vrarë civilë në Ukrainë. Në këmbim, Rusia po furnizon Iranin me teknologji të sofistikuar ushtarake, mbështetje financiare dhe këshilla të cilat regjimi mund t’i përdorë për të kërcënuar partnerët tanë në Lindjen e Mesme dhe për të shtypur protestat”, tha ai në një deklaratë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, është zbuluar një kontratë armësh të supozuar që një burim sigurie tha se ofron provat e para të forta se Irani i ka shitur municion Rusisë për luftën e tij në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: