Papa Leoni XIV ka folur sërish për situatën e luftës në Ukrainë duke u ndalur dhe te ngërçi i negociatave.

Ai u shpreh se konfliktet, armiqësitë shkaktojnë vetëm pasojë, dhe dëmet më të mëdha i paguajnë civilët e pafajshëm.

“Vazhdimi i armiqësive, me pasoja gjithnjë e më të rënda për civilët, zgjeron ndarjen midis popujve dhe largon një paqe të drejtë dhe të qëndrueshëm. I ftoj të gjithë të intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund kësaj lufte. Edhe ditët e fundit, Ukraina është goditur nga sulme të vazhdueshme që po lënë qytetarët të ekspozuar ndaj të ftohtit. Po e ndjek me hidhërim atë që po ndodh dhe jam pranë tyre dhe lutem për ata që po vuajnë.”, shtoi më tej Papa Leoni XIV.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb