Dy shtetas amerikanë janë arrestuar në Kansas City, pasi dyshohet se kanë dërguar teknologjinë e aviacionit amerikan në Rusi.
Cyril Gregory Buyanovsky, 59 vjeç, dhe Douglas Robertson, 55 vjeç, po përballen me disa akuza, duke përfshirë eksportimin e mallrave të kontrolluara pa licencë, falsifikimin dhe dështimin e depozitimit të informacionit elektronik të eksportit dhe kontrabandën e mallrave në kundërshtim me ligjin amerikan.
Sipas prokurorëve, dy të akuzuarit, u shisnin pajisje kompanive ruse dhe ofronte shërbime riparimi për avionët rusë. Për të shmangur sanksionet, ata fshehën klientët e tyre, gënjyen se sa kushtonin produktet dhe paguheshin përmes llogarive bankare të huaja.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, SHBA vendori seksione shtesë për dërgesat në Rusi.
(BalkanWeb)
