Forcat ruse kanë bombarduar një spital në Zaporizhia të Ukrainës, duke vrarë dy persona.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i zyrës së presidencës, Andriy Yermak nëpërmjet një postimi në Telegram.

Sulmi ndodhi në Huliai Pole, e cila është afër vijës së frontit në Ukrainën Jugore. Mësohet se viktimat ishin një infermiere dhe një hidraulik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb