Autoritetet ukrainase deklaruan se forcat ruse po ‘evakuojnë më forcë’ civilët në zonën e Khersonit.
“Kam informacione se evakuimi fillon sot me një justifikim për të mbrojtur civilët nga pasojat e luftimeve të ashpra në zonë,” tha Oleksandr Samoylenko, kreu ukrainas i këshillit rajonal të Khersonit. Trupat ruse “po përpiqeshin të vidhnin sa më shumë që të mundeshin” ndërsa u tërhoqën, shtoi ai.
Kherson dhe Bakhmuti janë dy nga zonat më të shenjëstruara nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tyre strategjik.
(BalkanWeb)
