Qeveria e Lituanisë do të furnizojë Ukrainën me gjashtë sisteme radari Amber-1800 si pjesë e Iniciativës së Mbrojtjes të udhëhequr nga Gjermania.

Kështu njoftoi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, raportojnë mediat ndërkombëtare. Berlini nisi nismën muajin e kaluar në dritën e sulmeve të rënda ajrore ruse kundër qendrave të popullsisë së Ukrainës dhe rrjeteve të energjisë.

Belgjika dhe Kanadaja tashmë janë angazhuar publikisht për të mbështetur Iaad. I zhvilluar nga kompania lituaneze LitakTak, Amber-1800 mund të zbulojë automatikisht objektivat ajrore. Data e dërgimit të pritshëm të radarëve nuk dihet për momentin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb