Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë ka deklaruar se rreth 9,000 ushtarë rusë dhe rreth 170 tanke do të vendosen në Bjellorusi për të ndërtuar një forcë të re të përbashkët ushtarake.
Krijimi i forcës së re të ngarkuar me mbrojtjen e kufijve të Bjellorusisë kundër një kërcënimi hipotetik ukrainas u njoftua në një kohë që
Rusia po përballet me rezistencë të shtuar kohët e fundit në Ukrainë.
“Numri i përgjithshëm i ushtarëve rusë që do të mbërrijnë në Bjellorusi është deri në 9,000”, deklaroi Valeri Revenko, këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse për bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar, në Telegram.
Revenko tha se Rusia do të dërgojë gjithashtu në Bjellorusi rreth 170 tanke, deri në 200 automjete të tjera të blinduara dhe deri në 100 armë dhe mortaja me një kalibër që tejkalon 100 mm.
Bjellorusia këmbëngul se forca do të kenë qëllim vetëm mbrojtës, jo sulmues. Javën e kaluar, udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, pretendoi se Ukraina po komplotonte për të sulmuar vendin e tij dhe njoftoi rijimin e një force të përbashkët me Moskën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po përpiqet të tërheqë Bjellorusinë në këtë luftë në një takim të fundit të G7. Zelensky bëri thirrje që një mision vëzhgues ndërkombëtar të vendoset në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.
(BalkanWeb)
