Disa ditë më parë mediat ndërkombëtare tronditën mbarë opinionin botëror pas publikimit të pamjeve të rënda të civilëve të vrarë nga trupat rusë në qytetin e Bucha, qe tashmë është shndërruar në një “muzeum” më të ri të gjenocidit në Europë.

Lufta në Ukrainë po merr një dimension të ri të provave se në shekullin e 21-të, bota po përjeton mizori të të drejtave të njeriut nga një ushtri e organizuar zyrtare. Ushtria ruse mësohet të ketë kryer këto masakra në momentet e tërheqjes nga Kievi.

Pavarësisht mohimeve të përgjithshme të Moskës, zbulimet e tmerrshme të vrasjeve të civilëve dhe akteve të tjera barbare po dalin në dritë.
Ndërkohë që Moska mohon të kenë ndodhur krime lufte nga ushtria e saj, pamjet e tmerrshme të vrasjeve të qytetarëve të thjeshtë të paarmatosur publikohen çdo ditë.

Forcat e Putinit përqendrojnë ofensivën e tyre në Ukrainën lindore, NATO i ka premtuar Kievit më shumë armë dhe vendet perëndimore po forcojnë sanksionet kundër Moskës.
Mediat raportojnë se të paktën 30 njerëz u vranë pasi dy raketa ranë në stacionin Kramatorsk në Ukrainën lindore. Mijëra të evakuuar kanë kaluar nëpër stacion për disa ditë në pjesën tjetër të vendit.

Mësohet se të paktën 20 kufoma janë gjendur në çanta trupash. “Dy raketa goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk. Ka viktima,” – deklaruan autoritetet e Hekurudhave të Ukrainës, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: