“Bota do të përballet me një krizë ushqimore si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës”, kështu është shprehur presidenti i Bankës Botërore David Malpass.

Në një intervistë për BBB Malpass paralajmëroi se rritja rekord e çmimeve të ushqimeve do të shtynte qindra miliona njerëz në varfëri , nëse kriza vijon me të njëjtat ritme.

“Është një katastrofë njerëzore, që do të thotë se niveli i ushqimit po ulet. Kjo më pas bëhet një sfidë politike për qeveritë që mesa nuk mund të bëjnë asgjë për të”, tha ai gjatë takimeve të FMN-Bankës Botërore në Uashington.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb