“Territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë kanë qenë gjithmonë ruse”, deklaroi Presidenti Vladimir Putin, duke përsëritur qëndrimin e Moskës për këtë çështje.

Në fjalimin e tij para Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Putin argumentoi se Donbasi është territor rus dhe shtoi është një fakt historik.

Putin tha gjithashtu se operacioni special ushtarak, siç e quan Rusia luftën në Ukrainë, “do të përfundohej dhe vendi i tij do të arrinte të gjitha qëllimet e tij”.

Ky qëndrim është narrativa e vazhdueshme e Rusisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb