Kryeministri Edi Rama tha se edhe Shqipëria do të preket nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Rama tha se nafta është kthyer në çmimin më të lartë të vitit 2014.

“Nafta sot është kthyer në pikun e vet të viti 2014, dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë që edhe Shqipëria do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve”,-tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: