1 person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet ruse me raketa në Kremenchuk të Ukrainës. Lajmi konfirmohet nga guvernatori i qytetit, Dmytro Lunin në një postim në platformën Telegram.

“Deri më tani raportohet për 1 viktimë dhe 15 të plagosur. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë”, shkruan Lunin në Telegram.

Sipas autoriteteve ukrainase ky ishte një sulm hakmarrës, pasi më herët Ukraina goditi me raketa bazën detare të Rusisë në Detin e Zi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb