Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në rajonet qendrore dhe jugore të Ukrainës. Më konkretisht në Dnipropetrovsk dhe Kherson.

Rajoni kufitar jugor i Ukrainës, Kherson, u godit nga 598 predha gjatë 24 orëve të fundit, shkruan në Telegram shefi i administratës ushtarake të rajonit, Oleksandr Prokudin. Më tej ai shton se një person vdiq, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Eksplozivët e hedhur nga një dron dhe bombardimet e artilerisë së rëndë goditën qytete të tjera në rajon, duke shkatërruar dhjetë shtëpi dhe duke dëmtuar tubacionet e gazit, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb