Të paktën 11 ukrainas kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm nga bombardimet ruse.

Ky sulm vjen si shenjë hakmarrje e ndihmës që Ukraina mori nga Gjermania dhe SHBA.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Oleksandr Khorunzhyi, i cili deklaroi se kanë humbur jetën 11 persona, ndërsa gjenerali i lartë i vendit u shpreh se 47 nga 55 raketat rus, u rrëzuan nga mbrojtja ukrainase.

Kievi shënon 3 viktima, ndërsa 8 të tjerët janë nga qytetet përreth.

Kryetari i bashkisë së Vinnytsia, Serhiy Morgunov, ka publikuar foto të mbeturinave të raketave që ranë brenda kufijve të qytetit duke pretenduar se kjo ishte rezultat i punës së suksesshme të forcave të mbrojtjes ajrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb