Spanja do të dërgojë një numër të vogël raketash për sistemet Patriot në Ukrainë, sipas gazetës El Pais, duke cituar burime të paidentifikuara. Spanja ka përjashtuar dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, por do të ofrojë raketa Kiev, sipas gazetës.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës nuk e ka komentuar ende informacionin. Spanja ka tre grupe Patriot, të cilat i bleu të dorës së dytë nga Gjermania në 2004 dhe 2014, raportoi El Pais. “Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë ndaj Ukrainës,”-komentoi një burim diplomatik spanjoll për gazetarët dje.

Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha vendeve anëtare të NATO-s se Kievit i duheshin të paktën shtatë sisteme Patriot ose sisteme të tjera të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të kundërshtuar sulmet ajrore ruse. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje atyre të forcojnë ndihmën ushtarake që i japin Kievit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb