“Sulmet me raketa të presidentit supozohej të rikonfirmonin personalitetin e tij të ashpër, por kanë ekspozuar një sërë dobësish”, kështu shkruan The Times në një analizë kushtuar situatës në Ukrainë.

Pas sulmit dramatik në urën e Krimesë fundjavën e kaluar, Vladimir Putin ishte i etur për të hequr dorë nga iniciativa.

Që nga e hëna Rusia ka goditur qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë.

Megjithatë, pas zhurmës dhe taktikave t reja, e kanë ekspozuar ate, sesi presidenti është kapur në një sërë kurthe të krijuara nga vetë ai, jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në shtëpi.

KUTHI I FUSHËS SË BETEJES

Tetë ditë më parë gjenerali Sergei Surovikin, u emërua komandanti i ri i përgjithshëm në terren për “operacionin special ushtarak” të Moskës.

Me sa duket i njohur nga bashkëmoshatarët e tij si “Gjeneral Armageddon” – megjithëse ky pseudonim u shfaq vetëm në tabloidet ruse,. Ai është një figurë kompetente, e pamëshirshme që kryesoi sulmet shkatërruese ajrore mbi qytetet në Siri.

Megjithatë, ukrainasit kanë iniciativën. Ata do të përdorin javët e fundit para dimrit për të maksimizuar fitimet e tyre, veçanërisht në rajonin jugor të Kherson. Rezervistët rusë të sapomobilizuar po futen në front, por ata shpesh janë të patrajnuar dhe të pamotivuar. Në rastin më të mirë ata mund të ndihmojnë në mbajtjen e linjës, jo të nisin ofensiva të reja.

Bombardimet kanë pak vlerë strategjike dhe po djegin stoqet e pakësuara të armëve të Rusisë, të cilat janë të vështira për t’u rimbushur.

KUTH POLITIK

Kjo situatë ka zemëruar gjithashtu udhëheqësit rajonalë në çifligjet e të cilëve ndodhen fabrikat e raketave.

Ata kanë lobuar për të përjashtuar punëtorët e tyre të kualifikuar nga mobilizimi pa dallim i Putinit.

Sulmi i egër në qytetet ukrainase ishte, si çdo gjë tjetër, një shaka për skifterët brenda Rusisë, një riafirmim i personalitetit të njeriut të ashpër të Putinit.  Pasi ka mbështetur me zë të lartë luftën, Kadyrov është tani një kritik i ashpër i Sergei Shoigu, ministrit të mbrojtjes, dhe pjesës tjetër të komandës së lartë, duke i akuzuar ata për paaftësi dhe miqësi dhe madje duke bërë thirrje për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë.

Kjo nxjerr në pah kurthin politik në të cilin ndodhet Putin .

Pasi ai mund të pozicionohej mes skifterëve ekstremë dhe teknokratëve më të moderuar. Tani ai duhet të kënaqë njërin grup, pastaj tjetrin – duke mos kënaqur asnjërën.

Kur Putini zgjodhi të aneksojë disa pjesë të Ukrainës muajin e kaluar, duke përfshirë territorin që ushtarët e tij as që e kishin pushtuar dhe filloi një mobilizim të pjesshëm kombëtar, ai theu jo një, por dy kontrata sociale të lidhura me pushtimin.

Rusëve të zakonshëm në fakt u ishte premtuar se, për sa kohë që Putini kishte luftën e tij, ai do të siguronte që ata të mos vuanin shumë.

Kjo nuk është më e vërtetë. Mobilizimi do të thotë se çdo familje ka arsye të frikësohet dhe vështirësitë ekonomike kanë filluar të ndjehen.

Çdo lider rus shqetësohet për rajonet: Nga kohët cariste e deri më sot, lufta për të sjellë liderët lokalë në thembër ka formësuar historinë e kombit më të madh në tokë.

Pasi Putin mori detyrën si president në vitin 1999, shkalla e kontrollit qendror që ai rivendosi në një shtet kaotik , përmes luftës dhe manipulimit të shkathët politik,  u bë një nga shtyllat kryesore të apelit të tij. Por tani Kremlini duhet të nxjerrë më shumë nga udhëheqësit rajonalë dhe lokalë sesa ata ndihen të aftë të japin, pikërisht në momentin që ata ndjehen të guximshëm për t’i bërë ballë Moskës për të mbrojtur interesat e tyre.

***

Ata që me të vërtetë po përpiqen të lobojnë në Moskë në interes të zgjedhësve të tyre po dëgjohen më së paku.

Dagestani i varfër ka pësuar humbje në mënyrë disproporcionale të rënda në luftë dhe udhëheqësi i tij, Sergei Melikov, i bëri thirrje më kot Kremlinit për një pushim nga mobilizimi.

Të tjerë, si guvernatori i Khabarovsk, Mikhail Degtyarev, kanë mundur të lirojnë disa burra që nuk duhej të mobilizoheshin, por përpjekjet e tyre për ta bërë Putinin që të shikonte siç duhet procesin janë injoruar.

Siç tha një analist politik me bazë në Moskë, Kremlini “nuk i intereson kostoja për udhëheqësit rajonalë, ai thjesht dëshiron që ata të bëjnë atë që u thuhet”.

***

Putin krijoi një sistem që varej nga ndarja dhe sundimi i elitës. Ai inkurajoi përplasjet e brendshme për statusin dhe paratë dhe e bëri veten arbitrin e vetëm të këtyre mosmarrëveshjeve.

Tani që ai është konsumuar nga lufta në Ukrainë, këto konflikte për zvogëlimin e burimeve po bëhen më të hapura.

Për shembull, valët e fundit të “vetëvrasjeve” misterioze midis biznesmenëve dhe zyrtarëve të shquar, duket se pasqyrojnë një ringjallje të vrasjes si një taktikë biznesi, një tipar i “nëntëdhjetave të egra” para Putinit.

***

Regjimi nuk është nën kërcënim të menjëhershëm. Udhëheqësit rajonalë dhe të fraksioneve janë ende kryesisht duke konkurruar për favorin e Putinit ose duke konkurruar me njëri-tjetrin. Kjo nuk është ende një opozitë e hapur, as nuk ka ndonjë perspektivë të besueshme që Federata Ruse do të copëtohet.

Kërcënimi i tij bërthamore ka për qëllim të tronditë moralin e Ukrainës dhe Perëndimit.

I kapur mes qetësimit të skifterëve të zhurmshëm dhe qetësimit të teknokratëve të shqetësuar, dëgjimit të profesionistëve dhe paraqitjes si një njeri i fortë, hapësira e Putinit për manovrim në shtëpi është gjithnjë e më shumë e kufizuar sa është në fushën e betejës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb