Rusia vijon sulmet e saj raketore në Ukrainë, ku në qytetin e Donetsk-ut kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 29 të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, i cili tha sulmet raketore kanë shkaktuar dëme në ndërtesa administrative dhe zyra. Po ashtu janë dëmtuar edhe shtatë shtëpi.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka publikuar një video në Telegram, ku tregon pasojat e sulmit.

“Armiku duhet ta dijë që Ukraina nuk do ta falë abuzimin, vdekjet dhe lëndimet e popullit tonë. Të gjithë terroristët rusë do të mposhten. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë agresion do të mbajnë përgjegjësi”, tha Zelesnky.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: