Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se nëse Donald Trump tërheq mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën, Evropa e vetme nuk do të jetë në gjendje të përmbushë nevojat.
Deklarata e tij vjen në prag të udhëtimit të tij më të rëndësishëm diplomatik, që nga pushtimi i plotë i Rusisë tre vjet më parë në Mynih.
“Ka zëra që thonë se Evropa mund të sigurojë garanci sigurie pa amerikanët, dhe unë them gjithmonë jo. Garancitë e sigurisë pa Amerikën nuk janë garanci reale .“.tha presidenti ukrainas gjatë një interviste për mediat lokale.
Zelensky deklaroi se ishte gati për të negociuar, dhe se do të ofronte kontrata rindërtimi fitimprurës dhe koncesione investimi për kompanitë amerikane.
“Ata që po na ndihmojnë për të shpëtuar Ukrainën do të kenë mundësinë ta rinovojnë atë, me bizneset e tyre së bashku me bizneset ukrainase. Ne jemi të gatshëm të flasim për të gjitha këto në detaje,” shtoi ai.
Zelensky do të udhëtojë në Konferencën e Sigurisë në Mynih këtë javë, ku ai pret të takohet me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance.
Në konferencën e vitit të kaluar, Vance në atë kohë një senator refuzoi të takohej me presidentin ukrainas duke theksuar se nuk i intereson vërtet se çfarë ndodh me Ukrainën.
(BalkanWeb)
