Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot për rrezikun e një aksidenti bërthamor në stacionin Zaporizhia, i cili është kapur nga forcat ruse, me rastin e 38-vjetorit të fatkeqësisë së Çernobilit. Ushtria ruse mori kontrollin e këtij centrali bërthamor, i vendosur në jug të Ukrainës, pothuajse menjëherë pas pushtimit të vendit. Para se të merrej nga rusët, stacioni Zaporizhia prodhonte 20% të energjisë elektrike të Ukrainës.

“Kanë kaluar 785 ditë që kur terroristët rusë morën peng termocentralin bërthamor të Zaporizhia,” tha Zelensky sot për X si ajo e Çernobilit.

Më 26 prill 1986, kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik, një reaktor në termocentralin bërthamor të Çernobilit, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Kievit, shpërtheu.

Ky aksident bërthamor, i konsideruar si më i keqi në histori, shkaktoi kontaminimin e zonave të gjera, kryesisht në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi. Në ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, forcat ruse hynë në zonën e përjashtimit shumë radioaktiv rreth Çernobilit përmes Bjellorusisë dhe kapën centralin, i cili nuk është më funksional.

Ata qëndruan atje për një muaj përpara se të largoheshin dhe të grabitnin pajisjet, sipas Kievit.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhia vazhdoi të funksionojë në muajt e parë pas pushtimit rus, pavarësisht pushtimit të tij nga forcat ruse dhe granatimeve të zonës përreth. Ajo ndaloi së punuari në vjeshtën e vitit 2022. Kievi dhe Moska kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për bombardimin e zonës përreth centralit bërthamor.

(BalkanWweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb