Agresioni rus në Ukrainë ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Pikat Mbi I”. Të ftuar për të folur rreth këtij zhvillimi, ishin analisti Artur Zheji dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Bledi Bajraktari.

Zheji, tha se lufta është e destinuar të zgjasë, për arsye se edhe Putni dëshiron këtë gjë dhe ka pëlqyshmërinë e popullit. Bajraktari shpresoi në një shuarje të shpejtë të konfliktit, duke iu referuar këtu marrëdhënieve qindravjeçare që dy popujt kanë pasur me njëra-tjetrën.

Zheji: Një nga pasojat më të rënda janë pesha e rëndë që paguajnë civilët. Në të gjitha luftërat, ata sulmohen më shumë sepse janë më të pambrojtur. Ata janë në mëshirën e armikut, e atij grupi interesi i cili mund të godasë. Kemi raste të rënda, sidomos në Bucha, i janë vendosur shenjë dalluese dhe janë vrarë. Është një strategji terrori. Të thyejnë rezistencën e popullit. Shërbimet sekrete ruse nuk ka pasur guximin të çojë në tryezë pasojat e reagimit të një pushtimi, që Putini mendoi se do të ishte çlirim duke e pritur me lule. Mund të jetë edhe një tërbim. Të godasësh civilët, do të thotë që ke tërbim të verbër. Kjo situatë po krijon parakushtet për një shtyrje pa afat të luftës. Ne nuk po shohim dritë në fund të tunelit.

Bajrajktari: Pamjet ishin të tmerrshme. Mendoj që nuk e kemi akoma të plotë pamjet, se përse po vriten civilët. Të fitosh një luftë do të thotë të vrasësh shpresën. Populli mbështeti ushtrinë e saj. Kjo strategji që po zgjedhin rusët, është që të godasin civilët dhe atë shpresë që kjo luftë nga ana e Rusisë nuk do të fitohet. Ata s’e kanë vrarë shpresën, sepse kanë parë që populli u bë njësh me ushtrinë ukrainase. Këto veprime anti-njerëzore që quhen gjenocid çojnë në zvarritje të konfliktit. Unë mendoj se do të ketë takim. Ky konflikt do të marrë fund, e do të marrë në tavolinë. Ne kemi pre bashkësinë ndërkombëtare të angazhuar në ndihmesën e bindur se duhet ndihmuar Ukraina pa kursim. Janë eliminuar pikëpyetjet e mëhershme. Sot shohim se po flasin të gjithë unison që ky agresion duhet të ndalojë.

Zheji: Aktori kryesor, që është Putin, nuk e do mbarimin e luftës. Duke future trupat ushtarake nga Rusia dhe Bjellorusia, u mendua që do të kapej Kievi. Do të arrestohej Zelensky si nazist dhe do të mbarohej aty. Do të aneksohej Donbasi, Krimea. Do të ndalohej Ukrainës dalja në Detin e Zi dhe do të kishte urë bashkuese të Rusisë me Detin e Zi. Kemi një Republikë në Moldavi që kanë shpallur pavarësinë. Idealja për rusët është që të shkojnë deri aty. Putini nuk mund t’i kthejë trupat pa fitore. Atë e pret dhe parada e 9 majit, që kanë kaq vite që e festojnë. Ai ka mbetur në Vietnam në Ukrainë, Ukraina po shndërrohet në Vietnam. Perëndimi, nuk do të donte dhe nuk do të mbështetëse një paqe kapitulluese të Zelenskyt. Kjo do të ishte një fitore e Rusisë mbi Perëndimit. Pse u ndëshkua Ukraina? Sepse zgjodhi të ishte në Perëndim. Nga ana tjetër, Putini ka një skenar perandorak, do të mbetet në histori si perandori që rikrijoi edhe njëherë Perandorinë ruse. Nuk shoh dritë në fund të tunelit.

Bajraktari: Ka pasur lufta edhe më të egra që kanë gjetur kompromis. Populli dhe demokracia kanë gjetur mënyrën për të çuar drejt sheshimit ngjarje të tilla. Nëse flasim për mbarimin e luftës, zëri i diplomacisë po mbahet i mbyllur. Kemi mbi 4 mln njerëz të larguar, mbi 10 mln banorë që janë zhvendosur drejt Perëndimit të Ukrainës. Detyrimisht mbarimi dhe paqja që duhet të vijë është kërkesë e vetë kushteve që ka Ukraina. Ukraina meqenëse po lufton për demokracinë, atëherë sistemet e diktuara kanë qenë nga Lindja. Sot po kërkojmë sistem të diktuar në Ukrainë nga kush? Pendimi? nuk është kjo zgjidhja. Këta popuj janë miq, janë të miksuar, nuk mund t’i ndajmë për së gjalli. Do të gjendet një formulë për të ulur gjakrat. Formula del vetëm gjatë bisedave.

Zheji: Njeriu duhet të deklarohet ashtu siç ndihet. Këtu fillon loja. S’e përcakton kush tjetër se kush jam unë. Kjo është e drejtë universale. Kjo bëhet për të mbrojtur pakicat që deklarohen të një kombësie të tyre. Nuk i lejohet shtetit të më përcaktojë se kush jam. Kjo është një kontradikte që i ka kushtuar Perëndimit. Formula më e suksesshme është e Zvicrës, atje jetojnë italianë, gjermanë, francezë. Formula për të zgjidhur heshtjen e një vendi multi-etnik është zgjidhur. Ukraina është një vend Sovran. Federata ruse nuk ia njeh sovranitetin e Ukrainës. Do t’ia ndryshojë me forcën e armëve. Është përdorur dhuna dhe ushtria. Thelbi është që Evropa Perëndimore është investuar te rezistenca ukrainase. Ukrainasit kanë mbetur në front si një mur kinez, midis 2 botëve. Njëra është perëndimore dhe që ato kanë dëshirë. Ata e kanë zgjedhur Evropën si formulë, si aspiracion. Të dyja palët kanë interes që të zgjasë rruga. Pala oksidentale ka interes që Ukraina të mos dorëzohet. Putini nuk e ndalon luftën po s’i arriti objektivat. Sipas statistikave me këto luftë, me këta të vrarë, në popullin rus ka 83% të pëlqyeshmërisë. Nga ana popullore pavarësisht të arrestuarve pjesa më e madhe e mbështet. Ndaj i duhet lufta, për të mbajtur gjallë popullaritetin e tij, por edhe do të ndryshojë rendin e ri botëror. Edhe e pa suksesshme, por e tejzgjatur i intereson. Perëndimi po përpiqet t’i thithë gjakun financiar. Fati i Ukrainës po bëhet gjithnjë e më shumë tragjik.

Bajraktari: Kërkohet ulje e të gjitha këtyre konflikteve popullore, që njëra është tërheqja e trupave Ruse pa Krimenë dhe Donbasit. Krimea nuk është pranuar nga asnjë shtet, përveç shteteve paterica. Bashkëjetesa është e nevojshme, ata janë popuj të miskuar, nuk ndahen për së gjalli. Ne jemi ato që vuajmë pasojat. Ukraina ka 30 vite që është i pavarur dhe nuk duhet cënuar. Liderët e Bashkimit Sovjetik kanë qenë nga Ukraina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb