Zvicra ka miratuar paketën e 11-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në kuadër të luftës në Ukrainë.

Paketa e 11 e sanksioneve të BE-së synon të mbyllë mungesat që ata kanë në mënyrë që mallrat jetike për përpjekjet e Putinit për luftë të mos vijnë në Rusi nëpërmjet vendeve që tregtojnë me BE-në dhe atyre që kanë mbajtur marrëdhënie tregtare me Moskën.

Kujtojmë se Zvicra e cila është një partner kryesor tregtar i BE-së, ka ndjekur çdo raund sanksionesh kundër kompanive dhe individëve rusë që kur Presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb