Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e 11-të, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë deklaruar se zjarri i artilerisë ruse është ulur në mënyrë dramatike nga niveli i tij i lartë i kohës së luftës, duke kapur dhe shifrën 75%.
Deri më tani zyrtarët amerikanë dhe ukrainas nuk kanë ende një shpjegim të qartë në lidhje me dobësimin sulmeve. Kjo mund të vijë për shkak se Rusia është duke u përballur me mungesë në furnizime, ose mund të jetë pjesë e një rivlerësimi më të gjerë të taktikave përballë Ukrainës.
Rënia e shpejtë e zjarrit të artilerisë është dëshmi e mëtejshme e pozitës gjithnjë e më të dobët të Rusisë gati një vit pas pushtimit të saj ndaj Ukrainës, sipas zyrtarëve. Kjo mund të lidhet me dhe faktin se Ukraina po gëzon mbështetje të shtuar ushtarake nga aleatët e saj perëndimorë dhe SHBA.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin, po përpiqet të forcojë mbështetjen e brendshme politike për një luftë që ai fillimisht do ta përshkruante vetëm si një “operacion special ushtarak” të kufizuar, kjo sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas.
Në lidhje me armëpushimin 36-orësh i urdhëruar nga Putini në Ukrainë për festimin e Krishtlindjeve Ortodokse, ishte një përpjekje për të përkrahur popullatën e gjerë të krishterë të Rusisë, si dhe një mundësi për fajësimin e ukrainasve për thyerjen e saj, duke i krahasuar si paganë heretikë.
(BalkanWeb)
