Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se ka besim në triumfin e vendit të tij, edhe pse tashmë po bëhen pesë muaj që nga nisja e agresionit rus.

“Kjo luftë nuk e ka thyer Ukrainën dhe nuk do ta thyejë atë. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të mbrojmë atë që është e jona. Ne do te fitojme!”, tha Zelensky në Telegram, duke shtuar se jeta në vendin e tij vazhdoi pavarësisht luftimeve.

Zelensky përsëriti thirrjen e tij për SHBA-në dhe shtetet e tjera anëtare të NATO-s që të furnizojnë me armë të rënda për të ndaluar përparimin rus dhe territoret e lira të pushtuara gjatë luftës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb