Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 100 mijë trupa në betejën për Bakhmutin.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhy Cherevaty, gjatë një interviste për mediat ukrainase.
“Jam i sigurt se verifikimi i mëtejshëm do të tregojë vetëm një rritje të këtij numri. Kjo është e natyrshme pasi armiku përdor të ashtuquajturat sulme të mishit si metodën kryesore të luftës”, u shpreh koloneli.
Cherevati tha se Rusia kishte nisur rreth 415 sulme artilerie në 24 orët e fundit, teksa shtoi se 64 ushtarë rusë u vranë të dielën që lamë pas. Rusia nuk dukej se kishte mungesë municionesh, pavarësisht pretendimeve për të kundërtën nga kreu i grupit mercenar Ëagner, Yevgeny Prigozhin, shoti më tej Cherevati.
“Deklarata të tilla nga lideri i grupit Ëagner, ka shumë të ngjarë të lidhen me faktin se ai bëri shumë premtime për kapjen e Bakhmutit dhe shpik këtë marrëzi për mungesën e municioneve, pasi, përveç humbjeve të fuqisë punëtore, ai nuk ka asnjë ‘fitore’ tjetër”, tha zëdhënësi ukrainas.
