Portet malazeze janë kthyer në konkurrent të drejtpërdrejtë të porteve tona, sepse qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ofrojë naftë pa akcizë për jahtet dhe megajahtet, që qëndrojnë 72 orë në ujërat territoriale të vendit fqinj.
“Mali i Zi, nga data 27 janar, e ka hequr fare akcizën e naftës. I vetmi kusht që ka vendosur është që jahtet që do të prekin portet e këtij vendi do t’u duhet të qëndrojë 72 orë për t’u furnizuar me naftë pa akcizë.”
A do të humbasin portet shqiptare konkurrueshmërinë me portet malazeze?
“Ne i konkurojmë portet malazeze me facilitetet që ofrojmë në mënyrë shumë të shpejtë. Furnizimet janë 4-5 herë më të shpejta te ne sesa në Mal të Zi. Heqja e kësaj takse nga ata besoj se do të ndikojë në uljen e numrit të jahteve, por shoqatat e agjencive detare dhe spedicionerët që merrem kryesisht me shërbimin në fushën e jahteve janë përpjekur dhe po vazhdojnë përpjekjet të bindin qeverinë të heqë këtë taksë. Mbetet në dorën e qeverisë nëse do të marrë ndonjë akt ligjor për të qenë konkurent me Malin e Zi”,- thotë kapiteni Allka.
Aktualisht 60 cent për një litër karburant është tarifa që ofron Mali i Zi, ndërsa në portet tona një litër kushton rreth 1 euro.
