Teksa Rusia vijon betejën në ditën e shtatë për të marrë Kievin, ushtria ukrainase ka arritur të zmbrapsë trupat ruse nga qyteti verior i Chernihivit, i cili shtrihet mes Kievit dhe Bjellorusisë.
Ushtria e Ukrainës raporton se qyteti i Chernihiv është sulmuar nga raketat ruse, të cilët kanë tentuar të marrin kontrollin e qytetit, por që kanë dështuar.
Raketat kanë goditur ndërtesat administrative pranë spitalit të qytetit, ka njoftuar ushtria ukrainase, duke shtuar se vala e shpërthimeve dëmtoi spitalin, por në atë kohë pacientët ndodheshin në një strehë të sigurt. Nga shpërthimet është dëmtuar furnizimi me ujë.
(BalkanWeb)
