Skënderbeu siguroi një fitore jetike për objektivin e tyre mbijetesë teksa mposhtën rivalin e drejt për drejtë, Kastriotin.

Në Korçë, ekipi i Memellit mori një tre pikësh pas fitores 2-1, duke kërcënuar tashmë nga pranë edhe Dinamon, të dyja në kuotën e 14-të pikëve.

Mensah kaloi fillimisht Skënderbeun në avantazh në minutën e 11-të ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Greca që barazoi rezultatin provizorisht.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, Meksi realizoi golin e fitores për ekipin korçar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb