Kreu i ushtrisë izraelite ka paralajmëruar se lufta kundër Iranit po kalon në fazën tjetër dhe se do të përfshijë lëvizje të papritura.

“Tani po kalojmë në fazën tjetër të fushatës, në të cilën do të intensifikojmë sulmet kundër themeleve dhe aftësive ushtarake të regjimit”, tha Eyal Zamir, duke shtuar: “Kemi në dispozicion lëvizje të tjera surprizë që nuk kam ndërmend t’i zbuloj”.

Ndërkohë më herët, Irani nisi një sulm me raketa balistike në rafinerinë kryesore të kompanisë kombëtare të naftës së Bahreinit BAPCO dhe në objekte të tjera të infrastrukturës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: