Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në emisionin “Open” në “News24” foli për zhvillimet e fundit politike në vend pas arrestimit të një ish zyrtari të lartë të FBI-së.

Gajtë bisedës në studio analisti Endri Shabani duke iu drejtuar kreut të PD Sali Berisha, u shpreh se kryedemokrati në vitin 2008 i ka dhënë një sistem kryeministrit Edi Rama që e ka ndihmuar këtë të fundit. Gjithashtu Shabani theksoi se përplasjet me mazhorancën sipas tij janë vetë ‘spektakël”.

Berisha duke kundërshtuar këtë qëndrim, theksoi se nuk është aspak e vërtetë.

Pjesë nga diskutimi:

Endri Shabani: Përderisa Berisha është pro heqjes së parashkrimit. Mua më duken njësoj, ndërrohen vetëm sekserët. Edhe Rama po të jetë këtu po njësoj e mbron vëllain e tij. Në fund të ditës shohim se askujt nga ju nuk i hyn gjemb në këmbë. Gjithë lufta që ju bëni me njëri-tjetri është spektakël.

Berisha: I bën një ndihmë të madhe Edi Ramës se si po flet.

Shabani: Unë  e kam çuar me katër çështje në SPAK,

Berisha: Të thirret një njeri pas 15 vitesh dhe të mos thirret Olsi Rama, ortaku i Amant Josifit, çfarë mund të them. Kam unë një kunat, më gjeni një tender të tij. Por rreth 80 tendera të baxhanakut të Edi Ramës. Kjo mënyra jote është një mënyrë për të ndihmuar Edi Ramën para publikut.

Shabani: Në 2008 i keni dhënë një sistem Edi Ramës që e kanë konsoliduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb