Instituti Mbretëror i Britanisë, në një raport të publikuar së fundmi, ka konkluduar se shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës ruse kanë arritur sukses më të madh në Ukrainë sesa forcat e saj ushtarake.

“Agjencitë ruse të spiunazhit filluan përgatitjet për pushtimin e Ukrainës që në qershor të vitit 2021. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) ka dominuar shpejt popullsinë në zonat e pushtuara të Ukrainës”, thuhet në raport.

Studiuesit raportojnë se Shërbimi Federal i Sigurisë ka shkarkuar të dhënat nga disqet kompjuterike të qeverisë për të identifikuar individë pro Kievit që agjentët e saj duan t’i arrestojnë dhe marrin në pyetje.

Sipas grupit të ekspertëve, kreu i inteligjencës së jashtme ruse, SVR, i tha Presidentit Vladimir Putin se u duhej më shumë kohë për t’u përgatitur dhe kërkoi që pushtimi të shtyhej, por kërkesa e tij u refuzua.

Raporti prej 39 faqesh, synon të shërbejë si një paralajmërim për qeveritë perëndimore në lidhje me shtrirjen e operacioneve të fshehta ruse për të ndikuar në një shtet që e kanë vendosur në shënjestër.

Autori kryesor i raportit, Jack Watling, vë në dukje arrestimin e fundit të një zyrtari të lartë të inteligjencës gjermane të akuzuar për përcjelljen e informacioneve shumë të klasifikuara në Moskë.

“Është e qartë që shërbimet speciale ruse arritën të rekrutojnë një rrjet të madh agjentësh në Ukrainë përpara pushtimit dhe se shumica e aparatit mbështetës ka mbetur në funksion edhe pas pushtimit, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të inteligjencës njerëzore ndaj forcave ruse”, thuhet në raport.

Agjencia e brendshme ruse e spiunazhit, FSB, pasardhësja moderne e KGB-së sovjetike, e arriti një gjë të tillë duke formuar grupe të përkohshme operacionale që fokusoheshin në qytetet e targetuara si për shembull Melitopoli.

Ndërsa forcat ushtarake ruse përparonin, oficerët e FSB-së do të kompjuterike, të cilat më pas i lejonin ata të krijonin lista se kush punonte për shtetin dhe ku jetonin.

Në raport theksohet se u ndoq rruga e frikësimit, duke nisur që nga marrja në pyetje e deri tek tortura, jo me qëllim marrjen e informacioneve por më shumë për të dekurajuar popullatën që të rezistojë ndaj pushtimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: