Në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ në News24 është diskutuar për zhvillimet më të fundit në PD, me Bashën nga njëra anë që ka filluar një ‘betejë’ të re për zgjedhjet e 25 prillit dhe ‘Grupi për PD’ që i kërkon dorëheqjen.

Analisti Artur Zheji thotë se në PD ka një luftë për momentin, pasi i jep të drejtë Nishanit, Imamit dhe Kullurit që si pjesë e partisë kanë të dretë të kenë një proces zgjedhor brenda.

Ai thotë se ky grup është gjithsesi i përçarë dhe të gjithë kanë synim karrigen e kryetarit që e mban Basha deri në korrik.

Nga ana tjetër gazetari Arion Sulo thotë se Basha po kërkon të afrojë zgjedhjet për kryetar në qershor, ndërkohë që shton se procesi i ankimimit të zgjedhjeve e dëmton shumë zgjedhjen e kryetarit.

Sipas Sulos, zgjedhjet për kryetar në PD duhet të shtyhen për një garë të barabartë, pasi momentalisht strukturat dhe forumet e partisë janë të gjitha me Bashën.

 

DEBATI NË ‘’PIKAT MBI I’’

ARTUR ZHEJI: Do doja të isha në rezonancë të plotë me ty, në PD nuk ka luftë. Nuk më pëlqen lufta, lufta është një nocion, do doja ta kaloja. Si kryeministri që do bashkëqeverisje. Por lufta ndodh përtej dëshirës sonë.
Luftë ka, kush nuk e do kokën e karrigen e tjetrit. Kush nuk do t’ia futë komshiut, që e ka paralel, imagjino më lart.

U largua Patozi dhe Topalli nuk duroi dot më dhe Murrizi, krijuan parti. Nuk kanë më të drejtë të rikthehen, janë të largua për parti tjetër. Imami, Nishani, Kulluri këta po, kanë të drejtë të garojnë brenda partisë. Por çfarë duam ne?

Kadilli ka shapllur kandidaturën, nuk gjente asnjë emërues të përbashkët me ata të tjerët. Dalin konferencë të përbashkët, por njëri-tjetrin nuk e mbështesin. Janë 2-3 kandidatë për kryetar të pashpallur. S’ka grupi për Kadillin, grupi për Nishanin. Janë të gjithë që duan karrigen e Bashës. Në një poltron duhet vetëm një njeri, nuk e di si do e zgjidhin.

 

ARION SULO: Është e drejtë që ka garë, mund ti shtojmë luft politike, por nuk ka nisur ende. Po të kishte nisur do kishim lajm të mirë, me rregulla, garë, transparencë, me kandidatë të shpallur, me proces të gjatë dhe jo të bashkangjitur me procesin e kontestimit. Ky i fundit e zeron zgjedhjen e kryetarit të ri të PD nesër. Pse? Të dyja palët janë në nxitim, dhe në gabim, si Basha me kritikët. Basha do të afrojë zgjedhjet e kryetarit nga korriku në qershor. Por unë them që as në korrik s’mund të bëhen kur nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Sot edhe Berisha nuk do fitonte me Bashën në kulmin e procesit të kontestimeve, është garë e paragjykuar dhe shtrembëruar. Mbledhja është e paracaktuar, ajo që njoftoi Bardhi. Për masakrën zgjedhore. Aty unë mendoj se 99.9%, njëri do abstenojë, por të tjerët për mos njohur rezultatin. Na fut në rrugë jo politike të PD. Është bërë në 2017 njëherë kjo. Mendoj se dy proceset duhet të ndahen. Dhe të dyja palët po nxitohen. Ankimimi edhe një muaj, askush s’mund të thotë çfarë do të dalë nga ato zgjedhje, u deformuan? Patjetër, në çfarë mase.

ARTUR ZHEJI: Analizën do e bëjnë, është legjitime.

ARION SULO:Rezultati është në tavolinë, trupi është i hapur për kurim. Rezultati i zgjedhjeve, PD thotë nuk e njoh.

ARTUR ZHEJI: Ka një problem, mund të diskutojmë. Unë mund të diskutoj për zgjedhjet nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo në PD, duhet të dorëhiqet apo jo Basha. Këtë mund ta bëjmë, por si e kanë dinamikën ata. Është dinamikë e tyre. Ne kemi një situatë, kemi 2 vite që s’kemi mbledhje qeverie. E para njëherë, mbledhja e qeverisë dhe e partisë. Mbledhja e partisë dhe e qeverisë për PS është e njëjta gjë. Kurse PD nuk merr vendime qeverisëse.

ARION SULO: Procesin do e bëjë, jemi në mes të majit, në korrik i mbaron mandati. Ne themi si duhet të jetë më mirë gara, por edhe korriku është me dritë-hije. Kalendari duhet shtyrë. Është mandati. Por ata do flasin për zhvillimet politike për zgjedhjet, do marrin vendimin. Ky vendim tani, me kryetarin që del, hera e tretë që del, nesër do dalë me tjetër. Çfarë vendimmarrje do kemi? Të cunguar. Pa asnjë. A ja vlen të vazhdojmë me këtë vendimmarrje jo demokratike, jo të lirë.

ARTUR ZHEJI: Zgjedhjet për kryetar të PD janë në korrik. Pra mandati mbaron në korrik. Nëse e shtyn në shtator, do e akuzonin se po rri në mënyrë abuzive në atë karrige.

Nëse afron zgjedhjet në qershor, i thua se nuk po pres të mbarojë mandatin. Dhe një gjë e madhe po ndodh në PD dhe ia lë anëtarësisë mandatin. Duhet ta lëvdojmë Bashën për këtë.

ARION SULO: Procesi duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Nëse sot forumet janë me Bashën, atëhere s’do të ketë zgjedhje. Pse duan kundërshtarët tani, sepse kanë të freskët humbjen. Me distancë nga karrigia e kryetarit, të gjithë të distancuar. Duhet të japë dorëheqje pas procesit, të distancohet nga pushteti.

ARTUR ZHEJI: Praktikisht nuk ekziston barazia. Është luftë politike, më i forti fiton, kush bind më shumë fiton. Asnjë nga kandidatët, të gjithë janë bashkë kundër Bashën, të gjithë duan t’ia futin njëri-tjetrit. S’ka nevojë t’i përçajë Basha, ata janë të përçarë vetë.

ARION SULO: Aty s’ka lider.

ARTUR ZHEJI: Çfarë të bëjë Basha? Të kërkoj në Shqipëri kush do më zëvendësojë mua?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb