TIRANË– Lufta ndaj krimit të organizuar është një nga prioritetet e punës së Policisë së Shtetit. Në këtë linjë, kryepolici Haki Çako gjatë një vizite në SHBA ka rënë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin me palën amerikane.

Çako gjatë vizitës në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për punimet në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një takim me Presidentin e IACP-së, Donald de Luca si dhe me Bruce C. Swartz, Zv/ndihmës Prokuror i Përgjithshëm dhe Këshilltar i Departamentit të Drejtësisë për Çështjet Ndërkombëtare.

Gjatë takimit që Çako zhvilloi me dy zyrtarët e lartë, është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit. Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në disa fusha.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka njohur bashkëbiseduesit me punën e bërë dhe reformat e ndërmarra nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike si dhe emigracionit të paligjshëm. Të dy zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar bashkëpunimin si mjaft të mirë dhe kanë shprehur mbështetjen për Policinë e Shtetit edhe në të ardhmen.
22687558_2051476345138726_1882048116868129191_n

22687797_2051476275138733_7591210280851960627_n

22815120_2051476271805400_112273713347139241_n (1)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: