Galtasaray Fenerbahçe është padyshim sfida më e nxehtë dhe e shumëpritur jo vetëm në kampionatin turk por edhe më gjerë. E hëna mbajti pezull tifozët e të dyja skuadrave, me derbin e Stambollit që u luajt mes dy skuadrave që pretendojnë titullin këtë sezon.

Një barazim 0-0 që i shkon më shumë përshtat kryesuesëve të Gallatasarayt, duke qenë se ata ruajtën avantazhin +6 pikë ndaj ndjekësve të Fenerbahçe. Kanarinat e drejtuar nga Jose Mourinho ishin më pranë fitores, duke qenë më të rrezikshëm, por Muslera portieri uruguajan i vendasve i tha disa here “Jo” tentativave të tyre.

Megjithatë më shumë se sa për atë se çfarë ndodh brenda fushës së blertë ky derbi komentohet më së shumti për atë se çfarë nodh jashtë saj. 32 mijë forca të sigurisë ishin prezent të hënën në stadiumin Rams Park të Gallatasarayt, megjithatë sërish pati incidente mes tifozëve që nuk nguruan të hedhin fishekzjarre, tymuese e sende të forta në drejtim të njëri tjetrit.

Por jo vetëm kaq, prej javësh Mourinho dhe Fenerbahçe kanë akuzuar me tone të ashpra nivelin e gjykimit në kampionatin turk. Ndaj edhe federate turke i besoi drejtimin e sfidës të mirënjohurit Slavko Vinçiç. Megjithatë për t’I hedhur benzinë zjarrit ka menduar sërish ai, “The Special One”, cili në fundin e takimit theksoi se kishte shkuar për të përgëzuar arbitrin slloven për gjykimin e sfidës e njëkohësisht i ishte drejtuar arbitrit të 4 që ishte turk, duke i thënë se nëse këtë sfidë do ta gjykonte një arbitër turk, atëherë do të kishim një ndeshje të shkatërruar.

Kaq ka mjaftuar që klubi i Gallatasarayt të dal me anë të një komunikate zyrtare, duke akuzuar teknikun portugez për racizëm. Madje klubi turk shkon edhe më tej teksa ka kërkuar jo vetëm që ndaj Mourinhos të nisë një procedim disiplinor, por edhe penal. Në deklaratë thuhet se klubi do të përgatisë një ankesë lidhur me deklaratat e trajnerit Mouringho në UEFA dhe FIFA. Një “luftë” që vetëm sapo ka nisur mes këtre dy skaudrave e nuk dihet se kur mund të përfundojë.

Deklarata E Galltasaray
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: