Luftëtari ka mposhtur Kukësin për herë të parë në këtë kampionat. Gjirokastitët i prishën rekordin verilindorëve duke i mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.
Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka nuk kishte rregjistruar asnjë humbje deri në javën e fundit, por Dejvi Bregu me penalltinë e ekzekutuar saktë do mbahet mend gjatë nga kuksianët të cilët vinin në këtë ndeshje me petkun e kampionit të fituar një javë më parë teksa mposhtën Skënderbeun në shtëpi.
Sezoni 2016-2017 mbyllet me dy verdikte mjaft të veçanta për historinë e futbollit shqiptar. Kukësi për herë të parë kampion, ndërsa Tirana rrëzohet për herë të parë në Kategorinë e Parë.

Kur u mbyll java e 36-të, e fundit, Kukësi mblodhi 75-së pikë, 3 më shumë se Partizani që u shpall nënkampion.
(e.k/BalkanWeb)
