Lufthansa po pezullon fluturimet për në dhe nga Teherani deri më 29 mars, tha një zëdhënëse e linjës ajrore gjermane për AFP të hënën. Të mërkurën, Lufthansa kishte thënë se do të shmangte hapësirën ajrore iraniane dhe irakiane deri në njoftim të mëtejshëm, por zëdhënësja tha se aeroplanët e grupit tani do të përdorin “një korridor brenda hapësirës ajrore irakiane” që nga sot.

Gjithashtu tha se Austrian Airlines – pjesë e grupit Lufthansa – nuk do t’i shërbente Teheranit të paktën deri më 16 shkurt.

Të premten, Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) rekomandoi që linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore iraniane për shkak të kërcënimeve të SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb