Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka njoftuar se raportet për të shtëna me armë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë mbrëmë janë “të papranueshme”.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ekipet e saj dëgjuan “qindra fishekë zjarri me armë të vogla” në uzinë mbrëmë.
Agjencia tha se sasia “e pazakontë” e zjarrit u dëgjua për rreth një orë nga ora 22:00 sipas kohës lokale.
Gjatë një vizite në vendngjarje këtë mëngjes, agjencia tha se gjeti shumë gëzhoja të kalibrit të vogël të shpërndara pranë dy njësive të reaktorit.
“Një aktivitet i tillë ushtarak në ose pranë një centrali të madh bërthamor është qartësisht i papranueshëm”, tha shefi i IAEA-s, Rafael Grossi.
Të shtënat e mbrëmshme erdhën pas një serie sulmesh të supozuara dhe incidentesh të tjera që përfshinin dronë pranë uzinës, përfshirë një raport për një sulm disa ditë më parë në Enerhodar, ku jeton shumica e stafit të uzinës.
