Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë me Die Welt të botuar në numrin e gazetës konservatore gjermane deklaroi se ajo po përgatitet të propozojë rritjen e numrit të subjekteve ruse që i nënshtrohen sanksioneve për shkak të luftës në Ukrainë.
“Këtë vjeshtë, unë po propozoj listën më ambicioze të sanksioneve që nga fillimi i luftës. Pasi të miratohen, këto masa do ta rrisin menjëherë numrin e përgjithshëm të subjekteve ruse që i nënshtrohen sanksioneve me një të tretën”, tha ajo.
“Që kur forcat e armatosura ruse pushtuan territorin ukrainas në shkurt 2022, “sanksionet e BE-së i kanë kushtuar shtrenjtë Rusisë, duke i privuar makinës së saj të luftës mbi një trilion euro”, thekson gjithashtu Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit.
