“Lugina e vdekjes” është vendi ku regjistrohen temperaturat më të larta në të gjithë planetin. Ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Kaliforninë juglindore. Të shtunën “Lugina e Vdekjes” regjistroi temperaturën më të lartë në botë: 54 gradë. Turistët aventurierë nuk e humbën rastin të vizitonin parkun kombëtar për të prekur nga afër një moment me thyerje rekordesh.

Rekordi i të gjitha kohërave në Luginën e Vdekjes ku u regjistrua 56.6 gradë celsius u shënua në korrik 1913. Pavarësisht temperaturave të larta, një ranger i parkut thotë se vapa nxit turizmin në zonë. Por asnjë person nuk mund të qëndrojë më shumë se 10 deri ne 15 minuta jashtë mjetit pasi nxehtësia mbyste është e papërballueshme për njeriun. Është një vend ku nuk gjen dot hije. Edhe automjetet shfaqin jo pak probleme kur kalojnë në “Luginën e Vdekjes”. Teknologjia shpesh nuk punon prandaj e vetmja mbështetje për të bërë turizëm në “Luginën e vdekjes”, është harta.

Ndërsa termostati jozyrtar jashtë Qendrës së Vizitorëve tregonte temperatura ekstreme, nxehtësia nuk i dekurajoi aspak turistët e huaj të përjetonin një përvojë që ndodh një herë në jetë. “Lugina e vdekjes” u shpall Park Kombëtar në vitin 1994. Mbi milion njerëz e vizitojnë atë çdo vit për të soditur peizazhin e saj të shkretëtirës dhe për të provuar se si është të kalosh disa orë në vendin me temperaturat më ekstreme të planetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb