Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” do të nis prej orës 19:00.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.

Kryesor i këtij dueli do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja është caktuar në rolin e arbitrit të katërt. Në Var do të jetë Kreshnik Barjamaj dhe në Avar është caktuar Emanuela Rusta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb