Luis Diaz mbetet në shënjestrën e Barcelonës, por negociatat për ta sjellë atë në Spanjë janë të ndërlikuara. Klubi Blaugrana nuk ka ndërmend të investojë më shumë se 60 milionë euro për kolumbianin, i cili luan prej vitesh te Liverpool.

Natyrisht, në një negociatë të këtij lloji, pozicionet e klubeve mund të evoluojnë me kalimin e kohës, por ky është limiti i vendosur nga spanjollët.

Fatkeqësisht, megjithatë, Liverpool nuk bie poshtë pretendimit bazë, që shkon diku tek  80 milionë. Luis Diaz realizoi 13 gola në kampionat, në sezonin që kaloi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb