Transferimi i Luis Díaz te Bayern nuk është një mision i pamundur. Sipas asaj që shkruan Bild, sulmuesi kolumbian i Liverpool s’i ka mbyllur derën bavarezëve.
Emri i Diaz përmendet në korridoret e zyrave të shumë skuadrave, por lojtari e shikon klubin katalanas si përparësi, ndërsa vetë operacioni duket kompleks.
28-vjeçari kushton jo pak por 80 milionë, shifër kjo që konsiderohet shumë e lartë për kampionët e Gjermanisë.
Mbi të gjitha, Bayern dhe Barcelona rikthehen për t’u përballur me njëri-tjetrin, por në distancë. Disa javë më parë, Nico Williams ishte objektivi i madh i të dyja skuadrave, por sulmuesi vendosi që të rinovojë.
