Luis Enrique do të vazhdojë të jetë në krye të Paris Saint-Germain deri në vitin 2030, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit të tij te gjiganti francez.

Trajneri spanjoll ka shprehur kënaqësinë për marrëdhënien e krijuar me klubin parisien, duke theksuar besimin që gëzon nga drejtuesit dhe lidhjen e veçantë me tifozët.

“Parisi është ndryshe, Parisi është special. Kam besimin e klubit, të presidentit dhe të drejtorit sportiv Kampos. Në Paris është krijuar një lidhje e vërtetë me klubin dhe tifozët. Jam i huaj, por shpresoj të mbetem i lidhur me këtë qytet për pjesën tjetër të jetës sime”, tha Enrique.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb