Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka vlerësuar maksimalisht Marokun si kundërshtar në fazën 1/16 të Botërorit të Katarit.
“Maroku është një nga skuadrat në formën më të mirë në këtë kampionat. Marrëdhënia mes dy vendeve është e mirë. Nëse dikush e shikon me përbuzje Marokun, sigurisht që nuk është pjesë e kombëtares. Ne do të luajmë në një stadiumi plot, do të jetë një festë futbolli. Ka shumë marokenë, me të cilët shkojmë shumë mirë. Do të kemi 5000 spanjollë që do të dëgjohen. Kemi të gjithë mundësitë për t’u argëtuar. Duam të arrijmë qëllimin tonë.
Lojtarët e mi janë të gjithë mirë. Ne nuk do ta ndryshojmë idenë e lojës. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të dominojmë 90 minutat, sepse luajmë kundër ekipeve, lojtarëve dhe trajnerëve të nivelit të lartë. Ne nuk luajmë vetëm, por luajmë kundër Marokut, i cili është një ekip i madh dhe ka një motivim të madh” – Tha ai.
(BalkanWeb)
