Chelsea është i fiksuar pas Andre Onana. Portieri i Interit zhvilloi një edicion fantastik te zikaltërit, duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës për arritjen e objektivave.

Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re dhe kjo ka sjellur interesimin e Bluve të Londrës. Sipas mediave, londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 2 futbollistë, në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e portierit nga Kameruni.

Chelsea vendos në pjatë Romelu Lukakun, i cili luajti këtë edicion te zikaltërit si i huazuar. Jo vetëm kaq, pasi klubi i Premier League nuk do e kishte problem të sakrifikonte as mbrojtësin Kalidou Koulibaly për të mbërritur te Onana.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: