Aventura e dytë e Romelu Lukakut tek Interi është drejt fundit. Beppe Marotta e ka bërë të ditur zyrtarisht këtë para ndeshjes së kthimit ndaj Portos.

Drejtori ekzekutiv zikaltër sqaroi se rikthimi i Lukakut në Londër nuk është i kushtëzuar nga performanca e belgut në javët e ardhshme: “Huazimi është bërë për një sezon, më 30 qershor, pavarësisht performancës së tij, Lukaku do të kthehet te Chelsea”- ishin fjalët e Marotas.

Sezoni i belgut u kushtëzua shumë nga disa probleme fizike, që e mbajtën jashtë për një kohë të gjatë. Sezonin tjetër Lukaku do të luajë për herë të katërt në Premier League.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb