TIRANE – Juventus nuk rri duarkryq dhe kërkon, që tani të bëj të vetin një lojtar për repartin e sulmit. Duket se nuk është vetëm një hipotezë por gjithçka konfirmohet nga Anglia.

“Zonja e vjetër” është hedhur në sulm për belgun e Everton Romelu Lukaku. “Bardhezinjtë” tentuan edhe kësaj vere por hasën një rezistencë të fortë të klubit Anglez.

23-vjeçari ka deklaruar se kërkon të luajë në “Champions League” dhe me Juventusin e ka këtë mundësi. Drejtuesit e klubit shohin Lukakun si zëvendësuesin ideal te Mario Mandzukic, i cili mund te transferohet te Chelsea.

Duhet pritur merkato për të kuptuar se nëse kjo është një fantazi e momentit apo diçka që Juventus vërtetë është i interesuar.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb